Hungaria është e “hapur” për negociata me Gjermaninë, për marrëveshje dypalëshe për emigracionin. Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë hungareze, teksa liderët e Bashkimit Evropian po takohen në Bruksel për të biseduar për këtë çështje, e cila kërcënon Qeverinë e kancelares gjermane, Angela Merkel. Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka refuzuar të pranojë azilkërkuesit, të cilët Merkel dëshiron t’i shpërndajë në gjithë bllokun.