Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Mbrëmjen e djeshme në Post “BBV2”, Olta Gixhari ka debatuar me Bledi Manen duke kaluar kështu edhe në ofendime. Olta e ka quajtur Bledin ‘lepurush’ dhe madje i ka kërkuar të largihet nga studioja.
Olta: Ti pra që hyre si tigër, dhe dole si lepurush kur unë të vura në zarf të jkuq, kur dola nga jashtë pashë histerinë që bëhej për Luizin, herën e dytë u bëre ushtari i Luizit. Ti ke shpifur, je një shpifës, ti që bën sikur prishe bërthamën. Ik ore nga studio.
Bledi: Për të ofenduar, për të shpifur dhe për të qenë agresiv, kujdes me fjalorin.
Mbrëmjen e djeshme në Post “BBV2”, Luiz Ejlli ka treguar përsëri arsyen se përse nëna e tij nuk ishte pjesë e dasmës së tij me Kiarën natën e finales së madhe. Luizi tregoi se nëna e tij nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të operohet dhe për këtë arsye ajo ka munguar atë mbrëmje.