Mbyllen 1 mijë e 300 biznese gjatë muajit qershor. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, subjektet kaluan me status pasiv, që do të thotë se nuk po kryejnë aktivitete ekonomike. Ekspertët thonë se ky ritëm përkon me futjen në skemën e TVSH-së edhe të bizneseve të vogla, me xhiro mbi 2 milionë lekë. Ndërkohë, numri i tyre shënoi vitin e kaluar rritjen më të ulët ekonomike në një dekadë, teksa hapja e ndërmarrjeve të reja është shoqëruar me mbylljen masive të atyre ekzistuese.