Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë përmes aeroportit “Nënë Tereza” gjatë periudhës maj-qershor 2018 u rrit me rreth 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm gjatë dy muajve të fundit në aeroportin e Rinasit raportohet të kenë hyrë rreth 73 mijë turistë. Ndërkohë gjatë javës së fundit në pikat e kalimit kufitar, Morinë dhe Bllatë kanë hyrë mesatarisht 8500 shtetas të huaj për qëllime turistike.