Në vitin 2017 një foto e Selena Gomez me shoqen e saj Francia Raisa qarkulloi me shpejtësi në rrjet duke u bërë virale.
Në foto shfaqeshin dy bukuroshet pak orë pas operacionit të veshkës që Francia i dhuroi Gomez në mënyrë që sëmundja Lupus të mos i merrte jetën.
Asokohe Selena u shpreh se po të mos ishte për Francian ajo nuk do të ishte më gjallë ndërkohë që sapo është zbuluar se vajzat nuk flasin më me njëra-tjetrën.
Një burim pranë këngëtares së hitit “Wolfs” ka zbuluar se 27-vjeçarja është e lodhur duke i qenë borxhlie Francias për veshkën e dhuruar.
Dhurimi i veshkës ishte një gjest që Francia e bëri me dëshirën e saj dhe Selena nuk duron dot kërkesën e llogarisë nga mikja e saj.
Vajzat nuk flasin prej gati 9 muajsh pas një konflikti që patën me njëra-tjetrën për mënyrën jo të mirë që Selena mesa duket po kujdeset për trupin e saj.