Producenti i njohur muzikor Benny Blanco ka zbuluar se romanca e tij me Selena Gomez mbeti larg vëmendjes së publikut për afro nëntë muaj, përpara se çifti të vendoste ta zyrtarizonte.
Në një intervistë për El País, Blanco tregoi se lidhja e tyre u zhvillua në privatësi, ndërsa këngëtarja dhe aktorja kishte ngritur edhe pyetjen nëse ai ishte vërtet i gatshëm ta përballonte ekspozimin publik.
Sipas tij, Selena madje i kishte thënë se do ta kuptonte plotësisht nëse ai do të preferonte që marrëdhënia e tyre të mbetej vetëm në nivel miqësie.
Patëm fatin të kishim pranë njerëz që na njihnin shumë kohë përpara famës
-u shpreh producenti, duke shtuar se privatësia ishte një zgjedhje e vetëdijshme, sidomos për shkak të vëmendjes së jashtëzakonshme që shoqëron jetën e Gomez.
Blanco pranoi gjithashtu se nuk ndihet rehat me ekspozimin në rrjetet sociale dhe preferon ta mbajë jetën personale larg syrit të publikut.
Nuk më pëlqen ta ndaj jetën time private. Njerëzit e famshëm janë gjithmonë nën vëzhgim dhe, çfarëdo që të bësh apo të thuash, gjithmonë do të ketë kritika
-tha ai.
Megjithëse herë pas here publikon momente me bashkëshorten e tij, Blanco theksoi se rrjetet sociale i përdor kryesisht për të promovuar projektet muzikore.
Benny Blanco dhe Selena Gomez e bënë publike lidhjen e tyre në fund të vitit 2023, ndërsa më 27 shtator 2025 kurorëzuan dashurinë me martesë. Sot, çifti konsiderohet një nga dyshet më të komentuara në industrinë e argëtimit.