Showbiz

I pyetur se si do të reagonte nëse një prej fëmijëve të tij do të ishte homoseksual, ja përgjigja e Princ William

Së fundmi Princ William ka qenë i ftuar për një vizitë tek “Albert Kennedy Trust”, një organizatë që ndihmon pjesëtarët e komunitetit LGBT+ të cilët janë të pastrehë.

I pyetur se si do e priste nëse një prej fëmijëve të tij dhe Kate Middleton do të ishte homoseksual, ai u shpreh se kohët e fundit ka filluar të mendojë shumë për këtë gjë.

Sipas Princit, kjo nuk do të përbënte aspak problem, por në një rast të tillë kur bëhet fjalë për marrdhënien prindër-fëmijë duhet durim dhe shumë komunikim.