Efektivët e Komisariatit të Policisë së Korçës që akuzohen nga familjarët e Enea Ftoj se e rrahën atë për vdekje, pritet të transferohen në detyra të tjera deri në përfundim të hetimeve të nisura. Lajmi vjen pas takimit të zv.ministres së Drejtësisë, Romina Kuko në Komisariatin e Korçës ku ishin të pranishëm edhe policët e akuzuar. 27 vjeçari Enea Ftoj ndërroi jetë në ambientet e komisariatit dy javë më parë, ndërsa familjarët akuzuan policinë se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij.