Sport

Ideja e re në Formula 1, kërkohen 12 Gara Sprint në 2027-tën!

Rrugëtimi drejt një kampionati të Formula 1 gjithnjë e më e vëmendshëm ndaj spektaklit dhe kërkesave të argëtimit televiziv, duket i pandalshëm.

Komisioni i Formula 1 së fundmi duket se po punon me idenë e dyfishimit të numrit të Garave Sprint në një sezon duke kaluar nga 6 në 12 të tilla.

Nëse kjo ide do të miratohet, atëherë zbatimi i saj do të nisë në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Dëshira është që të ketë më shumë spektakël të premteve në Formula 1 në mënyrë që sportet motoristike të bëhen një produkt i vlerësuar nga një publik globale. Hapja ndaj telekamerave të Netflix ishte rasti për të parë më shumë se cfarë ndodh pas kuintave të skuderive dhe pilotëve, duke transformuar momentet e përqendrimit të madh në një sekuencë imazhesh të disponueshme për transmetim në internet.

LEXO EDHE: Milano-Cortina 2026/ Mbyllen Lojërat Olimpike për Semire Dauti dhe Lisa Brunga, e pafat dhe Kiana Kryeziu

Liberty Media ka ditur të lërë gjurmë në një ndryshim rrënjësorë të ambicieve të kampionatit. Janë shumë ata që nuk e miratojnë marrjen e këtij drejtimi, por shumë të tjerë, nuk duket se iu vjen keq për këto ndryshime. Përsa i përket hipotezës për 12 Gara Sprint në një vit, ai që është shprehur pozitivisht është Flavio Briatore, Shefi i skuadrës Alpine. ‘Jam shumë dakord për rritjen e numrit të Garave Sprint-deklaroi Briatore-ia kam thënë edhe Domenicalit. A jam në favor të 12 garave të tilla? Unë do të doja 24, përndryshe të ‘fshihen’ të premtet’. Edhe Shefi i Ferrarit, Frederic Vasseur është shprehur në favor të 12 Garave Sprint në një vit. ‘Sinqerisht, më pëlqen formati i fundjavës ku çdo ditë ka një sesion të rëndësishëm, pastaj janë dy gara’-tha Vasseur.

LEXO EDHE: Kërkohet vendim rrufe nga UEFA për çështjen Prestiani-Vinicius, Real Madrid dorëzon provat për shfaqjet e racizmit!