Duke mbetur te Thumana, pas prishjes së dy pallateve 5-katësh të pabanueshëm nga tërmeti i 26 Nëntorit, po shembet i 3-ti nga IKMT-ja, ndërsa pritet që të njëjtin fat të ketë dhe një i 4-rt. Paralelisht, një grup ekspertësh po bën ekspertizën në Durrës në objektet me rrezikshmëri më të lartë dhe pastaj me rradhë sipas të dhënave paraprake. Siç njofton IKMT-ja, deri tani nuk mund të flitet për një shifër të saktë objektesh që duhet të prishen, por numri është i konsiderueshëm.
Situata paraqitet e rëndë dhe në Tiranë, ku një sërë objektesh paraqesin probleme. Nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku thotë se janë 405 pallate të dëmtuara, 213 prej tyre më dëme të rënda, 17 të pabanueshme. Mazniku jep shifra dhe për dëme të tjera që prekin shtëpitë.