Mësohet se në institucionin e presidencës ka mbërritur shkresa e mazhormacës që i kërkon presidentit të ngarkojë Kryetarin e PS-së, fituese e zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Edi Rama për formimin e qeverisë së re, sipas Nenit 96 të Kushtetutës.
Pak ditë më parë kreu i shtetit dekretoi datën 10 shtator si ditën kur do të mbahet mbledhja e parë e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë.
Gjithashtu, kryeministri në detyrë Edi Rama u shpreh në një intervistë televizive pasi kishte shpallur kabinetin e ri qeveritar se ministrat do të betohen tek Presidenti Meta, nëse ai do të jetë në zyrë. Kjo pasi nuk dihet nëse Gjykata Kushtetuese do të shprehet me vendim për shkarkimin ose jo të Presidentit, deri në 10 shtator.
Në vitin 2017, Presidenti Meta dekretoi Kryeministrin në të njëjtën ditë kur Kuvendi mandatoi krijimin e qeverisë së re dhe disa orë më pas dhe kabinetin qeveritar.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Rama prezantoi qeverinë e re, me të cilën do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme. Edhe ministrat e rinj të Ramës pritet të dekretohen nga Presidenti Meta.