Nëse në Europë gjërat po shkojnë mirë sa i përket pandemisë, madje edhe Europiani startoi në mënyrën më të mirë të mundshme, në Amerikën Latine situata është alarmante. Kombëtarja e Venezuelës ka marrë një lajm shumë të keq, në prag të ndeshjes së parë në Copa America, ndaj Brazilit. Pas testeve të kryera, është zbuluar se 5 lojtarë të Venezuelës janë pozitivë me COVID-19.
Një goditje e madhe për Venezuelën, të cilët shpresojnë në një rezultat në ndeshjen hapëse ndaj Brazilit, të dielën në mbrëmje, por tashmë duket shumë e vështirë. Me infektimet e fundit, tashmë rrezikohet ndeshja, pasi mendohet se në skuadër mund të ketë edhe infektime të tjera, për shkak të kontakteve që lojtarët kanë pasur me njëri-tjetrin.

Ndërkaq, ditën e djeshme u zhvillua ndeshja e parë e Evropianit. Italia ka mundur 3-0 Turqinë në ndeshjen hapëse të Euro 2020. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, “Axurrët” kanë siguruar tri pikët e para në Grupin A në 45 minutat e dyta.
UEFA ka përzgjedhur mbrojtësin e Romës, Leonardo Spinazzola, si futbollistin më të mirë të ndeshjes debutuese të Euro 2020 ku mbrëmë Italia dhuroi spektakël në Olimpico të Romës duke mundur 3-0 Turqinë.
Rikujtojmë, se Kampionati Europian po merr vëmendje kryesore si një prej ngjarjeve sportive më të rëndësishme ndërsa drejtuesit e Romës vijojnë punën për të përforcuar skuadrën në kuadër të sezonit të ri. Synohet të kompletohet sa më shpejt grupi në dispozicion të Jose Mourinhos.
Kërkesat e tij specifike janë për portierin veteran portugez Rui Patricio dhe mesfushorin me origjinë shqiptare Granit Xhaka ndërsa mediat në Itali raportojnë se Roma ka arritur marrëveshje me të dy këta futbollistë.