Sport

Fitorja e Italisë kundër Turqisë dhe festa e jashtëzakonshme në “Olimpiko” të Romës!

Ditën e djeshme u zhvillua ndeshja e parë e Evropianit. Italia ka mundur 3-0 Turqinë në ndeshjen hapëse të Euro 2020. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, “Axurrët” kanë siguruar tri pikët e para në Grupin A në 45 minutat e dyta.

Sfida e Olimpico-s është zhbllokuar në minutën e 53-të nga një autogol i Demiral. Kjo ka qenë edhe hera e parë në historinë e Europianit që goli i parë i kampionatit ka qenë një autogol. Në minutën e 66-të, Immobile ka dyfishuar për ekipin e Mancini-t, duke shënuar edhe golin e tij të parë me Italinë në një kompeticion madhor (Europian/Botëror).

Goli i tretë dhe i sigurisë për “Axurrët” është shënuar nga Insigne në minutën e 79- të. Në pamjet e publikuara nga UEFA, duket atmosfera spektakolare në stadium ku nuk kanë munguar performancat gati jashtëtokësore. Ndërkaq, ishte stadiumi ai që krijoi një super atmosfere duke nisur nga spektatorët, tullumbacet në qiell në forma topash shumëngjyrëshe, balet dhe këngë në fushën e gjelbër.

Në këtë ceremoni, këndoi edhe tenori i mirënjohur italian, Andrea Bocelli. Rikujtojmë, se Kampionati Europian i Futbollit, i cili duhej të mbahej verën e kaluar, u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndeshja finale është caktuar për 11 korrik në Uembley në Londër.

‘EURO 2020″ nisi më “nxehtë” se kurrë. Në stadiumin Olimpico të Romës, ndodhi një ‘puthje armike’. Një tifoze e Turqisë dhe një tifoz i Italisë janë puthur në buzë duke dhënë një mesazh shumë të bukur dashurie.

Ndërkaq, njihuni me atmosferën:

Titulli i kampionit të Europës do të mbrohet nga Portugalia përsëri e udhëhequr nga një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo. Së bashku me të, përzgjedhësi Fernando Santos do të mbështetet në disa lojtarë të tjerë me përvojë si Pepe, Jose Fonte ose Joao Moutinho.

Rrethi më i ngushtë i favoritëve, përveç Portugalisë, përfshin edhe kampionët aktual të botës Franca, Spanja, Anglia, Gjermania, Belgjika dhe Italia. Në planin e dytë, janë nënkampionja e botës Kroacia, Holanda, Turqia, Polonia.

Vlen të përmendet se EURO 2020 do të ketë gjithashtu dy debutues, ekipet kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës. Maqedonia e Veriut arriti sukses historik duke mposhtur Kosovën dhe Gjeorgjinë. Rikujtojmë, se “Euro 2020” do të jetë Europiani më i pasur i historisë.