Së fundmi, një influencere e njohur serbe e quajtur Kristina Kika Đukić, 22-vjeçe i ka dhënë fund jetës së saj duke kryer aktin e vetvrasjes. Ka qenë mikesha e saj Laura Tesanović e cila e ka bërë të ditur këtë lajm të trishtë nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
Për më tepër ajo ka shkruar këto fjalë:
Me keqardhje ju informoj se Kika nuk është më me ne. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e saj dhe për të gjithë njerëzit që e deshën dhe e njohën. Të dua përgjithmonë Kiko, prehu në paqe. Si një yll i madh i rrjeteve sociale, Kika u gjend në shënjestër të bullizmit dhe abuzimit kibernetik. Shumicën e kohës ishte jashtëzakonisht e vështirë për të.
Ngushëllime familjarëve!


Askush nuk dëshiron që fëmija i tij të jetë bullizues ose të bullizojë të tjerët. Për fat të mirë, prindërit kanë mjetet e duhura për të parandaluar që fëmijët e tyre të mos bullizohen dhe hapi i parë është njohja e tij. Ne kemi përmbledhur disa nga shenjat më të zakonshme që tregojnë se fëmija juaj po bullizohet, si dhe mënyrat se si mund të ndihmoni për ta shmangur atë. Ju njohim me to në këtë link.
Ju sjellim në vëmendje gjithashtu rastin e Cassidy Lane, një vajzë që mban emrin Body_positive_bartender në rrjetin social “TikTok” ku së fundmi ajo ka trajtuar një problem të përbashkët për të cilën shumë banakier dhe të tjerë që punojnë në industrinë e shërbimit si punonjës do të pajtoheshin. Lane tregoi se si ka ndryshuar rrënjësisht sjellja e njerëzve në punë pasi ajo shtoi peshë gjatë pandemisë dhe vuri në dukje se e gjithë jeta e saj ndryshoi. Videoja ‘ndezi’ një diskutim të nxehtë në lidhje me këtë çështje.