Botë e Çuditshme

Shtoi peshë gjatë pandemisë, banakierja tregon se si i ndryshoi jeta…

Cassidy Lane është një vajzë që mban emrin Body_positive_bartender në rrjetin social “TikTok” dhe së fundmi ajo trajtoi një problem të përbashkët për të cilën shumë banakier dhe të tjerë që punojnë në industrinë e shërbimit si punonjës do të pajtoheshin.

Lane tregoi se si ka ndryshuar rrënjësisht sjellja e njerëzve në punë pasi ajo shtoi peshë gjatë pandemisë dhe vuri në dukje se e gjithë jeta e saj ndryshoi. Videoja ‘ndezi’ një diskutim të nxehtë në lidhje me këtë çështje. Videoja emocionuese grumbulloi më shumë se 1.4 milion pëlqime dhe u shikua më shumë se 6.9 milionë herë.

@body_positive_bartender

#stitch with @lizagnabathwater we can all pretend it’s not true, but we know it is. #fatphobia #bodypositivemoment #bartendersecret #serversoftiktok

♬ Body (Remix) [feat. ArrDee, E1 (3×3), ZT (3×3), Bugzy Malone, Buni, Fivio Foreign & Darkoo] – Tion Wayne & Russ Millions

Siç theksoi ajo, janë veçanërisht burrat që janë më mospërfillës ndaj saj, edhe pse ishin entuziastë kur flisnin me të më parë. Shumë njerëz ranë dakord në komente duke thënë që njerëzit ju trajtojnë ndryshe bazuar në pamjen tuaj pavarësisht nga profesioni juaj.

Bullizmi, një fenomen kaq i përhapur dhe kaq problematik. Në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth kësaj, ishte i ftuar pak kohë më parë në studio gazetari, Edison Hallaçi, dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi. 

Rikujtojmë, se polemikat ndaj bullizmit të modeles së njohur, Chrissy Teigen kanë bërë një bujë të madhe kohët e fundit. Modelja e njohur Courtney Stodden bëri një akuzë të rëndë për Teigen ku tregoi se përveç deklaratave publike të modeles kundrejt saj, i ka shkruar mesazhe që “të vriste veten”. 

Por nuk u mbyll me kaq. Akuzat për modelen vijuan. Së fundmi ka qenë stilisti i famshëm amerikan i VIP-ave, Michael Costello i cili ka hedhur akuza të forta ndaj Teigen nëpërmjet një postimi të gjatë që ka bërë në Instagram duke treguar të gjithë zanafillën e bullizmit nga modelja.