Live From Tirana

“Injorancë”/Komentet mbi ngjyrën e lëkurës, shpërthen Armela: Prandaj nuk i duan shqiptarët jashtë…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armela Hyseni, ish-banorja e “Big Brother VIP 5”. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por duke u ndalur dhe tek jeta e saj personale…

Je prekur nga komentet e njerëzve kur ke dalë jashtë?

Unë nuk mërzitem lehtë. Unë mund të prekem vetëm nëse më mërzisin familjen. Mua vetë nuk më shqetësojnë fare, më vjen për të qeshur dhe për të qarë për injorancën e disave. Më vjen keq që kam ngritur zërin për shumë kauza për këtë popull. Ofendojnë, fyejnë për ngjyrën e lëkurës, asgjë nuk lidhet më çfarë thonë ata. Është thjeshtë injorantë dhe nuk më prekin fare.

Unë kam një listë në Intagram me fjalët që nuk lejohen dhe është një listë shumë e gjatë, sepse nuk dua ta mbush Instagramin tim me fjalë fyese. Është në rregull që të bësh një opinion tëndin, por jo fyerje.

Ke diçka për t’i thënë atyre?

Të rriten dhe të piqen. Bota është më e bukur kur ndan mesazhe më pozitive. Fyerjet racore apo edhe mbi fenë, janë totalisht të papranueshme në televizion kmbëtar dhe të dënueshme. Ti si person, nga ai moment ktyqëzohesh si bullizues dhe jo vetëm kaq. Kjo nuk do të thotë vetëm në televizion kombëtar, as në rrugë rëndomë nuk mund të përdoren në këtë masë që i përdorin shqiptarët. Shqiptarët nuk e kuptojnë që një nga arsyet se pse njerëzit nuk i pranojnë shumë si popull jashtë, është pikërisht për shkak të këtyre bullizimeve që bëjnë. Po të shkosh në Europë e ke plot me lloj e soj racash dhe prap shqiptarët i duan më pak. Pse? Vetëm për shkak të bullizimeve që bëjnë.