E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armela Hyseni, ish-banorja e “Big Brother VIP 5”. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por duke u ndalur dhe tek jeta e saj personale…
Si i ke punët me zemrën?
Zemra ime e ka pushim (qesh). Nuk ka diçka konkrete.
Ke dashuruar ndonjëherë?
Po. Dhe është shumë e bukur. Është shumë e frikshme, por dhe shumë e bukur. Ishte dashuri që të mësonte shumë mbi dashurinë dhe të parapërgatit për diçka akoma dhe më të madhe dhe finale.
Sa vite zgjati?
Katër.
Pse përfundoi?
Thjesht nuk ishim në të njëjtën faqe të librit. Unë isha pak më para fundit të librit, ndërsa djali ishte pak më afër.
Të mungon?
Nuk më mungon, të them të vërtetën. Se për aq kohë sa ishim, unë e kam shijuar dhe i kam marrë më të mirën. Nuk më merr malli për ish-partnerin. Më merr malli të dashuroj në atë mënyrë. Dashuria është shumë e bukur. Sidomos kur është e barabartë nga të dyja anët.