Live From Tirana

“Nuk e prish familjen për një shpullë”/Deklarata virale e Brikenës, shpërthen Armela Hyseni: Nuk i lidhet zëri me figurën…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armela Hyseni, ish-banorja e “Big Brother VIP 5”. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por duke u ndalur dhe tek jeta e saj personale…

Së fundmi një deklaratë e Brikenës ka bërë xhiron e rrjetit, ku ajo thotë se ‘nuk e prish martesën për një shpullë’. Si e komenton këtë?

Nis nga shpulla dhe pastaj burri të vret, e kupton. Deri pak më parë tek deklarata që kisha bërë për Brikenën, ishim tek mentaliteti që po mundohet të ndryshojë, që babai vriste vajzën nëse nuk e kishte të virgjër për ta çuar tek krushqit. Dhe tani kaluam tek kjo gjëja tjetër, që nuk e le burrin për një shpullë. Ajo thotë gjërat që duan të dëgjojnë shqiptarët në masë. Nuk i lidhet zëri me figurën. Kjo është arsyeja pse unë e atakoj deri diku. Më vjen keq që do t’i mëshojë diçkaje që nuk i lidhet me figurën e saj, pa dashur që ta paragjykoj Brikenën. Thjesht mundohu të japësh mesazhe pak më të mira, duaj më shumë veten. Në momentin që ti ndihesh e atakuar jo vetëm fizikisht, por dhe verbalisht, ti nga ai moment do e kuptosh që ka diçka që nuk shkon me bashkëshortin tënd. Jeta nuk shtyhet, jeta jetohet. Fillon nga një shpullë… Jemi në vitin 2026. 

Mua më ka rritur mami vetëm, tek pullë. E kam njohur babin shumë vonë. E kam njohur babin që 18 vjeçe. Çfarë të keqe bëri mami im? Ka rritur një vajzë të përdalë se ishte pa bashkëshort? Absolutisht jo. Ka rritur një vajzë pa shkollë? Absolutisht jo. Nuk ka të bëjë shumë fakti je apo jo vetëm.

Ti i beson situatës së krijuar mes Brikenës dhe Mateos?

Do them atë që them dhe me shoqet në kafe… Që ai e pëlqen dhe ajo e pëlqen, është e dukshme. Por që të ketë diçka të vërtetë, organike, që të thuash ti se dashuria ngeli mes këtyre të dyve, absolutisht jo.