Aktualitet

Instat: Muzetë preferohen nga një numër i madh vizitorësh!

Muzetë dhe parqet arkeologjike shënuan një shifër të madhe vizitorësh në tremujorin e parë të 2018-s, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i vizitorëve në muze në tremujorin e parë të këtij viti është 24.477, duke shënuar rritje me 83,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2017-ës.