Bota Botë e Çuditshme Tech

Inteligjenca artificiale “fut hundët” edhe në radio, punësohet prezantuesi i parë “AI”!

Dëgjuesit e radiostacionit “Live 95.5” në shtetin amerikan të Oregonit tashmë janë mësuar me zërin e prezantueses Ashley Elzinga dhe në të ardhmen do ta dëgjojnë zërin e saj shumë më shpesh, në të dyja turnet. Por ndërsa zëri do të jetë me të vërtetë i saj, Ashley e vërtetë nuk do të jetë fare drejtuese e programit, përkundrazi një version i saj i AI do të marrë rolin kryesor gjatë turnit të mëngjesit.

Futuri Media GPT-4, i cili zhvilloi mjetin RadioGPT, është përgjegjës për AI Ashley. Ky softuer është krijuar për të qenë në gjendje të lexojë lajme dhe informacione të shkruara, por gjithashtu mund të mbledhë të dhëna vetë nga burime të ndryshme dhe më pas t’i thotë ato në transmetim. Në rastin e radiostacionit, inteligjenca artificiale stërvitet me zërin e Elzinga-s dhe imiton mjaft mirë dhe bindshëm zërin e saj.

Radiostacioni theksoi se prezantuesja e tyre nuk do të shkarkohet për shkak të versionit të saj me AI, pra roli i saj nuk do të ndryshojë. Do të funksionojë si më parë dhe koha që nuk është në stacion do të plotësohet nga versioni i tij digjital. Rikujtojmë, se roboti “EveR 6” do të drejtojë shfaqjen “Absence” që do të mbahet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Sipas lajmit të agjencisë “Yonhap”, Orkestra Kombëtare Koreane njoftoi se një robot i zhvilluar nga Instituti i Teknologjisë Industriale Koreane do të jetë dirigjenti në koncertin e saj në Seul më 30 qershor. Pamja e robotit android me emrin “EveR 6”, i cili është planifikuar të drejtojë koncertin “Absence”, i ngjan trupit të njeriut dhe mund të përdorë në mënyrë fleksibël qafën dhe krahun e tij.