Autoriteti Rrugor Shqiptar garantoi financimin e përfundimit të punimeve të mbetura në nyjen e Milotit dhe plotësimin me rrugët dytësore. Qeveria akordoi një shumë prej 1.6 miliardë lekësh dhe tani punimet kanë rifilluar me synim përfundimin brenda një periudhe 15-mujore. Nyja është strategjike për trafikun, pasi lidh Rrugën e Kombit me aksin që shkon nga Tirana drejt Shkodrës. Ministri Gjiknuri sqaroi se brenda muajit gusht rruga do të rivihet në funksion.