Ceremonia mortore për Ali Khamenein, në Teheran ka regjistruar deri tani pjesëmarrjen më të madhe të njerëzve në rrugët e kryeqytetit iranian.
Itinerari i kortezhit, i gjatë pothuajse 20 kilometra dhe që përshkon qendrën e qytetit, ishte i mbushur me qytetarë në zi, të cilët dëshironin të shihnin nga afër arkivolin e ajatollahut të ndjerë.
Nuk janë publikuar shifra zyrtare për pjesëmarrjen, por sipas CNN, turma ka arritur lehtësisht në qindra mijëra persona, ndërsa shumë prej tyre kishin ardhur në Teheran nga qytete të tjera të Iranit.
Sipas medias amerikane, atmosfera është jashtëzakonisht e tensionuar. Shumë nga të pranishmit brohorasin “Vdekje Amerikës” dhe premtojnë hakmarrje si ndaj SHBA dhe presidentit Donald Trump, ashtu edhe ndaj Izraelit.
Qeveria iraniane parashikon që miliona njerëz të dalin në rrugë për të ndjekur procesionin mortor.
Sa u takon negociatave SHBA-Iran, Presidenti i Parlamentit iranian, njëkohësisht kryenegociatori i Teheranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi këtë të hënë se Irani ka mosmarrëveshje të thella me SHBA, pavarësisht memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar, zbatimin e të cilit e përshkroi si të vështirë, por të mundur.