Celebrities Showbiz

Ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut rrëfen për kërcënimet dhe sfidat që po kalon familja e tij! “Thonë se ajo duhet të paguajë…”

Ish-bashkëshorti i këngëtares Parashqevi Simaku ka ndarë me publikun një situatë alarmante që po përjeton ai dhe familja e tij. Gjatë një deklarate në emisionin “Top Story”, ai zbuloi se po përballet me kërcënime serioze që kanë prekur jo vetëm jetën e tij, por edhe vajzën e tij të vogël.

Po më kërcënojnë mua dhe familjen time. Çdo foto që kam publikuar online, po përdoret kundër meje. Madje, ata po i bëjnë fotografi vajzës time 10-vjeçare dhe thonë se ajo duhet të paguajë për këtë

– theksoi ai me shqetësim, duke zbuluar se kërcënimet kanë kaluar në një nivel të papranueshëm.

Ish-bashkëshorti i këngëtares foli gjithashtu për situatën e vështirë që ka kaluar pas ndarjes. Ai shtoi se Parashqevi ka zhdukur çdo kontakt nga jeta e tij dhe e djalit të tyre, duke e lënë atë të përballej me sfidat e jetës dhe me kujdesin e fëmijës.

Kjo është tragjedia e vërtetë. Si familje dhe si shtet, nuk kemi marrë asnjë ndihmë për të zgjidhur këtë situatë. Nuk kisha mundësi tjetër, duhej të kujdesesha për djalin tim

– tha ai, duke theksuar se e gjithë kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për të dhe për fëmijët.

Ky rrëfim ka tërhequr vëmendjen e publikut, i cili shpreh shqetësim për pasojat që mund të ketë kjo situatë për jetën e familjes dhe për fëmijët e përfshirë.