Rap-artisti i njohur, Bardhi, ka dhënë një nga intervistat e tij më personale në “Grida Duma Podcast”, ku ka folur hapur për fëmijërinë, luftën, familjen, karrierën dhe jetën e tij me partneren, Sarën.
Mes momenteve më prekëse të bisedës ishte kujtimi i luftës, kur shtëpia e familjes së tij u godit nga një bombë.
Dyert ishin plot me plumba
-kujtoi këngëtari, duke rrëfyer një nga përjetimet më të vështira të fëmijërisë.
Bardhi tregoi se besimi në Zot e ka ndihmuar të përballojë zhgënjimet dhe sfidat më të mëdha të jetës, ndërsa foli me mirënjohje për familjen e madhe ku është rritur dhe vlerat që ka trashëguar prej saj.
Artisti u ndal edhe te kapitulli më i bukur i jetës së tij, prindërimi, duke pranuar se ardhja në jetë e fëmijës e ka ndryshuar plotësisht.
Pse nuk jam bërë baba më herët?
-u shpreh ai, duke theksuar se të qenit prind i ka dhënë jetës një kuptim krejt tjetër. Bardhi zbuloi gjithashtu se së shpejti familja e tyre do të zgjerohet me ardhjen në jetë të një vajze.
Në fund të intervistës, ai bëri edhe një deklaratë dashurie që preku publikun.
Edhe një jetë tjetër ta kisha, nuk do të gjeja një më të mirë se Sara
-tha Bardhi, duke e mbyllur rrëfimin me fjalë që u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale.