Celebrities Gossip Showbiz

“Vajza duhet të jetë…”/ Egli Tako flet pa filtra për dashurinë, Big Brother-in dhe jetën pas formatit!

Egli Tako ka bërë një nga rrëfimet e saj më personale në “Grida Duma Podcast”, ku foli hapur për eksperiencën në “Big Brother VIP”, mënyrën se si e sheh dashurinë sot, marrëdhëniet në çift dhe ndryshimet që ka bërë në jetën e saj pas përfundimit të formatit.

Duke kujtuar muajt e kaluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtarja u shpreh se askush nuk mund ta kuptojë plotësisht atë përvojë pa e jetuar vetë.

Kur hyn aty nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë

-u shpreh Egli.

Gjatë intervistës, ajo ndau edhe bindjet e saj për marrëdhëniet romantike, duke theksuar se, sipas saj, njerëzit po humbasin aftësinë për të dashur me përkushtim dhe për t’i kushtuar kohë njëri-tjetrit.

Sot njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën. Në marrëdhënie vajzës i lejohet të jetë më e përkëdhelur. Në një lidhje vajza duhet të jetë princesha, jo mashkulli. Këtë duhet ta pëlqej edhe partneri, do ta bënte më burrë

-tha ajo.

Egli u ndal edhe te materializmi në marrëdhënie, duke vlerësuar se shumë djem përpiqen të fitojnë vëmendjen e vajzave përmes luksit dhe jo përmes ndërtimit të një lidhjeje të sinqertë.

Në podcast, ish-banorja e “Big Brother VIP” foli edhe për një ndryshim personal që ka bërë së fundmi. Ajo tregoi se ka hequr dorë nga fiziku shumë muskuloz që kishte ndërtuar ndër vite, pasi ndihet më mirë me pamjen e saj aktuale.

Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror

-u shpreh këngëtarja.

Sa i përket jetës sentimentale, Egli pranoi se ka momente kur i mungon prania e një partneri, sidomos gjatë fundjavave.

Megjithatë, ajo theksoi se nuk është e gatshme të hyjë në një marrëdhënie vetëm për të mos qenë vetëm, por pret një lidhje që ta bëjë vërtet të lumtur.