Aktualitet Politikë

Ish deputeti i PD-së Belind Këlliçi paraqitet në SPAK!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme.

“Pa merak se jam përherë transparent, do futem dhe do t’ju njoftoj”, tha ish-deputeti për gazetarët para se të futej brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK edhe me datën 25 Nëntor, për kallëzimet që ai ka depozituar pranë organit të akuzës.

Kujtojmë se Këlliçi ka kryer disa denoncime në SPAK, lidhur me inceneratorin e Tiranën si dhe ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë për dosjen “5D”.

Po ashtu, Këlliçi ka depozituar dhe një kallëzim ndaj Drejtorit të Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla, shtetasi Elvin Tivari.

Sipas tij, vartësi i Redi Mollës, i cili kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, rezulton të jetë bërë pronar i një firme, e cila është aksionere në një hotel të ndërtuar në Dhërmi.

Ish-deputeti demokrat ka denoncuar në SPAK dhe Arbajn Maznikun, për të cilin deklaroi se me firmën e tij ka shembur në Tiranë 13 pallate në marrëveshje me kompaninë “5D Konstruksion”.