Gossip Showbiz

Ish-fituesja e “Big Brother” kandidon për deputete?

Duket se ish-banorja e Big Brother Albania VIP, Fotini Derxho, ka vendosur të futet në politikë, duke kandiduar për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ajo mendohet se kryeson listën e kandidatëve nga Partia Mundësia e Agron Shehajt, në qarkun e Gjirokastrës.

Bukuroshja, Fotini, e njohur nga pjesëmarrja dhe fitorja në edicionin e 9-të të Big Brother Albania, po ashtu mori pjesë në Big Brother Albania VIP 2, ku nuk arriti dot të kalonte në finalen e këtij edicioni.

Tani, ajo ka vendosur të provojë fatin në politikë, duke synuar një mandat deputeti në Kuvendin e Shqipërisë.