Aktualitet

Ish-nëndrejtori i burgjeve Iliaz Labi dënohet me 3 vite burg

Gjykata për Krime të Rënda dha vendimin për ish-nëndrejtorin e burgjeve, i akuzuar për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje. Iljaz Labi u dënua me 3 vite burg si dhe me 5 vjet ndalim ushtrimi të funksioneve shtetërore. Gjithashtu 3 vite burg është vendosur edhe për 4 përfaqësuesit e kompanive që bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e ushqimeve të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. I arrestuar për të njëjtat akuza është dhe ish drejtori Artur Zoto.