Gossip Showbiz

Ish-partnerja e portierit të Real Madritit rrezikon të mbetet e pastrehë bashkë me fëmijën?

Ish-partnerja e portierit të Real Madrid, Thibaut Courtois, Elsa Isaac, ka bërë apel për ndihmë, duke deklaruar se ajo dhe djali i saj shtatëvjeçar, Enzo, rrezikojnë të mbeten të pastrehë.

Sipas Elsa-s, ajo është përballur me kushte të vështira ekonomike, duke theksuar se shtëpia e saj prej 3 milionë funtesh mund t’i merret nga banka për shkak të borxhit të papaguar prej 63,000 £ për hipotekën.

Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e shtëpisë, duke thënë se tavani është plot myk dhe se ndjehet e pasigurt çdo herë që dikush troket në derë.

Elsa ka kritikuar Courtois për stilin e tij të jetesës, duke e akuzuar për shpenzime luksoze, si udhëtimet me avionë privatë dhe festat në jahtet luksoze, ndërkohë që i lë djalin e tij të jetojë në kushte të vështira.

Ajo ka thënë se është e papranueshme që ai të harxhojë kaq shumë dhe të mos kujdeset për djalin e tij.

Courtois, i cili është martuar me modelen izraelite Michelle Gerzing dhe ka dy fëmijë nga lidhja e tij me të, ka refuzuar të pranojë Enzon si “djalin e tij të fshehtë”, sipas raporteve të mëparshme.

Ai gjithashtu ka dy fëmijë nga lidhja e tij me ish-partneren Marta Dominguez.

Ish-portieri i Chelseat, Courtois, u largua nga kombëtarja belge pas një përçarjeje me trajnerin e atëhershëm Domenico Tedesco dhe nuk ka marrë pjesë në Euro 2024.

Tani, portieri aktual i Belgjikës, Koen Casteels, ka vendosur të largohet nga skuadra për arsye parimore.