Aktualitet

Tragjike në Fier/ Vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-bashkëshorten!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Roskovec ku një 35-vjeçar ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin dhe ka plagosur ish-vjehrrën.

Sipas familjarëve autori i indentifikuar si Refit Buzi dyshohet se pas ngjarjes ka marrë peng edhe ish gruan, Rozalinën.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

LEXO EDHE: Përkeqësohen kushtet hidrometeorologjike në Vlorë, njoftohen masat!

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

LEXO EDHE: Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare/ Opozita la sallën pasi rendi i ditës u miratua pa diskutime!

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.