Aktualitet Politikë

Ish-themelues i PD, Abdi Baleta ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare

Ndërron jetë në moshën 84 vjeçare, Abdi Baleta, ish-themelues i PD.

Abdi Baleta ka lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

LEXO EDHE: Erion Veliaj, kërkesë Këshillit Bashkiak para shkarkimit: Dua të jem i pranishëm në mbledhje!

Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në Neë York.

Baleta ka kryer detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995).

LEXO EDHE: Përfundimi i Mandatit të Oliver Röpke, Rama në Parlamentin Europian: Më kthyet nga një skeptik të madh, në një ithtar të dialogut social

Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Në 1994 Abdi Baleta u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi një forcë tjetër politike e cila u pagëzua “Rimëkëmbja Kombëtare”.