Një çift që janë në lidhje prej dy vitesh po mendojnë të bëjnë një test të ADN-së, pasi besojnë se mund të kenë të njëjtin baba. Carley dhe Mercedes tronditën 556,000 ndjekësit e tyre të TikTok kur zbuluan se mund të kishin një lidhje.
Dyshja e dashur ndihen sikur mund të jenë gjysmë motra, pasi zbuluan se të dyja nënat e tyre kishin kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtin burrë, raporton Daily Star. Në klipin që është parë 5.6 milionë herë, vajzat brune sinkronizojnë buzët me një audio ku thuhej:
Gazmore, po. Por jo qesharake ‘haha’, qesharake e çuditshme.
Carley dhe Mercedes kishin grim të ngjashëm natyral dhe thanë në videon virale:
Kur zbulon se dy vite pas njohjes që nënat tuaja kanë fjetur të dyja me të njëjtin djalë.
Ata u pyetën nëse do të bënin një test të ADN-së për të zbuluar nëse në të vërtetë kishin të njëjtin baba. Por, ndërkohë gratë i kanë pyetur fansat e tyre nëse duhet t’i ndërpresin gjërat nëse zbulojnë se janë motra nga babai.
Nëse kemi vërtet një lidhje, a është gabim të qëndrojmë bashkë?
Komentet ishin si më poshtë.
Kjo mund të shpjegojë pse ju të dyja dukeni si motra…
Jo, nuk e kam idenë se kush jeni ju dhe menjëherë mendova se ishit motra përpara se të lexoja tekstin.
Ju dukeni si binjake. Me vjen shumë keq.