Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Athinë ekstraduan dy shtetas shqiptarë të dënuar në mungesë. 33-vjeçari Eduart Lulo banues në Përmet, ishte arratisur nga Burgu i Drenovës ku vuante dënimin me 20 vite burg për “vjedhje me pasojë vdekjen”. Ndërsa 41-vjeçari Franci Halili nga Saranda, ishte dënuar me 7 vite heqje lirie, për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.