A ishte ndarja e Kylie Jenner dhe Travis Scott një inskenim për seritë e reja të “Keeping up with the Kardashians”?! Ende nuk është e qartë por ama fansat mendojnë kështu.
Burime pranë dyshes së famshme konfirmuan për “Daily Mail” se reperi i hitit “Sicko Mode” po jeton në shtëpine e Kylie teksa po shërohet nga një dëmtim në gju.
Ai, Kylie dhe Stormi po kalojnë shumë kohë bashkë madje do të jenë pranë njëri-tjetrit edhe për festat e fundvitit.
Sipërmarrësja 22-vjeçare po mundohet të rregullojë gjërat me ish-parnterin e saj dhe miqtë e dyshes janë të bindur se ata do të rikthehen bashkë pas festave.
I dyshimtë është fakti se të gjithë e paskan përcaktuar kohën se kur Travis dhe Kylie do të rregullojnë marrëdhënien e tyre jo më kot fansat janë të mendimit se ndarja nuk ishte e vërtetë por thjeshtë një ngjarje e inskenuar në kuadër të serialit.