Live From Tirana Tech

“Ishte një zgjedhje dhe jo një zgjidhje…”/Personazhi i njohur në TikTok, Eni Bitri kundërshton vendimin e mbylljes së platformës!

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë Eni Bitri, një personazh i njohur në rrjetin social TikTok. Duke diskutuar me Ronaldo Sharkën, Eni tregoi se pse nuk është dakord me mbylljen e kësaj platforme dhe se si ka nisuar ai gjithçka. 

Ndikon mbyllja e TikTok-ut sepse në fakt është një platformë që të jep shumë mundësi edhe me mbylljen e tij shumë njerëz që aspirojnë të kenë dhe të bëjnë gjërat e tyre pa kërkuar ndihmë kjo gjëja do ti ndikojë shumë për keq. 

Si e ka nisur Eni dhe sa kohë ka që merret me TikTok dhe fiton të ardhura monetare prej tij?

Unë e kam nisur TikTok-un për qejf, u bë gati dy vite tashmë që jam përkushtuar shumë. Unë nuk është se fitoj nga TikTok-u të them të drejtën. E kam hapur këtu në Shqipëri dhe TikTok-u nuk i financon njerëzit që janë këtu në Shqipëri. Nuk e dija që duhet të hapja një llogari jashtë që të fitoja para. Mua më ka pëlqyer kjo gjë dhe prandaj kam vazhduar ta bëj. 

Pse konsiderohet kaq i tmerrshëm si vendim ky i mbylljes së TikTok-ut sipas Enit?

Unë mendoj që kjo ishte një zgjedhje dhe jo një zgjidhje e këtij problemi. Zgjedhje që të gjejmë diçka që ta kapim si justifikim dhe të mbyllim TikTok-un. Edhe për një vit në fakt që do të mbyllet nuk është se do të ndryshojë gjë, bullizimi do të ndodhë edhe në shkolla dhe kudo. Prandaj nuk jam dakord fare për këtë gjë.