Ndërsa dasma madhështore e Taylor Swift dhe Travis Kelce vazhdon të dominojë titujt në mbarë botën, të ftuarit po zbulojnë detaje të reja nga ceremonia luksoze që u zhvillua në Madison Square Garden.
Sipas dy të ftuarve që folën për NBC News, momenti më prekës i ceremonisë ishte shkëmbimi i betimeve, ku, ndryshe nga sa prisnin shumica, nuk ishte Taylor ajo që u emocionua më shumë.
Do të mendonit se nusja do të ishte ajo që do të qante më shumë, por në fakt ishte Travis ai që ishte më emocional
-tregoi një nga të pranishmit, shkruan DailyMail.
Burimet zbuluan gjithashtu se Taylor Swift i bëri betimet edhe më personale duke përfshirë një pjesë të kënduar, një moment që preku thellë të ftuarit dhe bëri që shumë prej tyre të shpërthenin në lot.
Edhe nëna e yllit të NFL-së, Donna Kelce, dha një reagim të shkurtër pas ceremonisë, megjithëse nuk mund të zbulonte detaje për shkak të marrëveshjes së konfidencialitetit që kishin nënshkruar të gjithë të ftuarit.
Nuk mund të them shumë, përveçse ishte magjike! Magjike
-u shpreh ajo.
Taylor Swift dhe Travis Kelce i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni private me rreth 1.000 të ftuar, ku morën pjesë emra të mëdhenj nga bota e muzikës, sportit, filmit dhe televizionit.
Megjithëse organizatorët vendosën masa të jashtëzakonshme sigurie dhe privatësie për të mbajtur sekret çdo detaj, rrëfimet e të ftuarve po zbulojnë gradualisht momentet më emocionuese të një prej dasmave më të përfolura të vitit.