Një tragjedi e rëndë ka ndodhur të premten, më 24 tetor, në Masotti, Serravalle Pistoiese të Italisë ku një i ri shqiptar, Flavio Saraçi, 19 vjeç, u gjet i pajetë në dhomën e tij nga vëllai më i vogël.
Sipas dëshmive, i riu, i cili ishte atletik dhe aktiv në sporte, nuk kishte probleme shëndetësore të njohura. Vdekja e tij papritur duket se ka ardhur si pasojë e një sëmundjeje fatale, e cila është ende e paqartë për mjekët.
Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë dhe e transportuan Flavion në Spitalin San Jacopo, por pavarësisht përpjekjeve, mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Familja, e shokuar dhe e dëshpëruar, u përball me humbjen e madhe të djalit të tyre.
LEXO EDHE: Golem/ U përplas nga një 19 vjeçar në timon, humb jetën gruaja 56 vjeçe!
Flavio Saraci ishte diplomuar vitin e kaluar në Institutin Filippo Pacini në Pistoia dhe njiheshin nga komuniteti si një i ri me personalitet të qetë dhe të rezervuar.
Autoritetet shëndetësore pritet të kryejnë autopsinë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së Flavio Saracit, ndërkohë që komuniteti dhe familja po përballen me pikëllimin e papërshkrueshëm.
Kryetari i bashkisë së Serravalle, aty ku familja shqiptare jetonte, ka shprehur keqardhje dhe i ka ngushëlluar ata për humbjen parakohe të djalit të tyre.
“Një tjetër i ri nga komuniteti ynë u nda nga jeta. Pyes veten pse Zoti ynë vendosi t’i dërgojë të rinjtë tanë në parajsë, duke e ditur se po lënë pas prindërit, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i duan me dhimbjen më të thellë. Pyes veten pse jetë të reja, me një jetë plot ëndrra, shpresa dhe dashuri përpara tyre, po shkatërrohen në një moshë kaq të re. Bashkohem me hidhërimin e prindërve”, u shpreh ai.