Operacion antidrogë në Itali, kapet një anije peshkimi me 10 ton hashash. Pas një monitorimi të gjatë, mjeti lundrues u ndalua në det, rreth 130 milje nga Siçilia juglindore. Në bordin e anijes gjendeshin 9 anëtarë të ekuipazhit, të cilët u shoqëruan. Orët në vijim priten detaje lidhur me sasinë e drogës.