Aktualitet

Itali, mbillnin kanabis në serë, pranga dy shqiptarëve

Në Ragusa të Italisë, zbulohet një serë domatesh që përdorej për të mbjellë kanabis. Në pranga ranë 4 persona: dy shqiptarë e dy rumunë. Sipas Policisë Italiane, bimët narkotike ishin mbi dy metra të larta. Ndërkaq, gjatë kontrolleve në banesat e të ndaluarve, karabinierët gjetën dhe drogë të llojit kokainë e peshore elektronike. Gjithashtu, u zbulua një linjë e furnizimit me energji elektrike, në mënyrë të paligjshme.