Operacion antidrogë në Frosinone të Italisë, goditet një grup shqiptarësh, 13 vetë në pranga. Ambjentet e një pallati ishte kthyer në tregun e blerjes së lëndëve narkotike, me çmimet e afishuara në mure. Nga hetimet e nisura 2 vjet e gjysmë më parë rezultoi se droga sillej nga dy shqiparë, at e bir, të vendosur në Romë. Brenda organizatës secili kishte rolin e tij, ata që mbikëqyrnin ndërtesën me detyrën e adresimit të blerësve apo të jepnin alarmin nëse vinte policia. Të tjerë merreshin me shitjet, paketimin e dozave dhe mbajtjen e llogarive. Të ardhurat mesatare ditore të grupit shkonin nga 6 deri në 8 mijë euro, ndërsa në fundjavë, 10 mijë euro.