Italia do të vendosë karantinë 5-ditore për udhëtarët nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, “Çdo udhëtar nga Unioni duhet të paraqesë test negativ për COVID-19 para nisjes, të respektojë një karantinë 5-ditore dhe pastaj të kryejë test tjetër në fund të kësaj periudhe”.
Kjo masë vlen për të gjitha hyrjet e daljet në shtetin fqinj e gjithashtu përfshin italianët. Sipas urdhëresës së Ministrisë, data e hyrjes në fuqi e këtij kufizimi të ri është e afërt, të nesërmen e botimit në Gazetën Zyrtare dhe do të jetë i vlefshmë deri më 6 prill.

Pjesa më e madhe e Italisë i është nënshtruar kufizimeve të ashpra për frenimin e rritjes së shifrave të infektimeve në kuadër të valës së tretë të COVID-19-ës. E gjithë vëmëndja këtë periudhë është e fokusuar te pandemia e COVID-19 dhe studiuesit italianë kanë ardhur me një lajm të ri, shpresëdhënës.
Rikujtojmë, se Italia ka njohur zyrtarisht patentat shqiptare. Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori italian Fabrizio Bucci nënshkruan akordin që brenda pak javëve i hap rrugë zbatimit në terren.