Aktualitet

Izet Haxhia, pritet të mbërrijë pas pak minutash në Tiranë

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, pritet të mbërrijë pas pak minutash nga Turqia në Rinas. Haxhia do të shoqërohet nga forcat e policisë në ambientet e burgut 313. Në muajin prill, ai u vetëdorëzua në policinë turke dhe më pas u mor vendimi për ekstradimin e tij në Shqipëri. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë.