Bota

Izrael, Kryeministri: Irani po vijon me programin e armëve bërthamore!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ka prova që Irani po ndjek fshehurazi programin e armëve bërthamore. Ai deklaroi se materiali prej mijëra faqesh, tregon se Irani ka mashtruar botën teksa mohon të ketë synuar ndonjëherë zotërimin e një arme bërthamore. Skedarët janë ndarë edhe me SHBA, e pritet t’i dorëzohen edhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.