Lifestyle

Jaguar ndryshon logon!

Kompania britanike Jaguar do të ndërrojë logon e saj, duke hequr xhakuarin si pjesë e një ribrendimi radikal elektrik, ku kjo lëvizje nuk do të tërheq edhe aq shumë klientët tradicionalë. Logoja me kokën e xhaguarit është e njohur botërisht, e përdor për dekada në pjesën e përparme të makinës ikonike, përfshirë edhe E-Type.

Me lëvizjen më të fundit, kjo kompani është në kërkim të identiteti të ri që kërkon klientë të ndryshëm, më të pasur kur bëhet fjalë për makinat elektrike. Logoja do të vazhdojë të mbetet në disa modele të modifikuara, por duke parë planet ambicioze ata synojnë të krijojnë makina elektrike brenda një afati prej 12 muajsh. Nga Jaguar kanë bërë të ditur se nuk kanë plan “B”, duke theksuar se janë të “patrembur” sa i përket sfidës për të kaluar nga makinat konvencionale në ato elektrike.

Jaguar së shpejti do të jetë një prodhues automjetesh që nuk prodhon asnjë makinë. I-Pace dhe E-Pace përfundojnë prodhimin muajin e ardhshëm. F-Type, XE dhe XF janë tashmë “të vdekur”. Fabrika e F-Pace do të ndalojë prodhimin në fillim të vitit 2025, pikërisht në kohën që makinat e reja EV të Jaguar të hyjnë në skenë. Ka vetëm një problem. EV-të nuk po hyjnë në skenë.

Kjo nuk do të ndodhë për gati dy vjet, sipas një raporti. CEO i JLR, Adrian Mardell tha se i pari nga tre EV-të e reja është ende në testim dhe nuk do të dalë në shitje deri në verën e vitit 2026. Kjo bën që vetëm F-Pace të mbajë markën gjallë. Ndryshe, sa i përket linjës së re tërësisht elektrike, nuk është parë ende një koncept.

Kjo do të ndodhë në fillim të dhjetorit, kur Jaguar planifikon të zbulojë një rival me katër dyer të Porsche Taycan me performancë të lartë në SHBA. hpallur gati katër vjet më parë, strategjia globale “Reimagine” e Jaguar Land Rover kishte një pikë jashtëzakonisht të rëndësishme: “Jaguar si një markë luksoze tërësisht elektrike nga viti 2025 për të realizuar potencialin e saj unik”.