Makina e re më e pritur e vitit 2025 është parë në testim në mot të ftohtë, duke zbuluar më shumë nga sekretet e saj të fshehura të dizajnit, përpara debutimit të plotë më vonë këtë vit. Jaguar Type GT i ardhshëm është vlerësuar nga marka si një nga modelet më ambicioze në historinë e saj të gjatë dhe këto imazhe të reja ofrojnë më shumë të dhëna se çfarë saktësisht mund të presim. Ndryshe nga fotot shumë të kuruara të një prototipi të publikuar nga Jaguar vitin e kaluar, këto foto ofrojnë një pasqyrë të qartë në përmasat e makinës së re.
Edhe pse Jaguar i ka veshur një shtresë të trashë kamuflazhi, gjerësia e madhe është menjëherë e dukshme. Jaguar do ta zbulojë këtë model më vonë këtë vit. Kjo do t’i hap rrugën për një linjë të re të modeleve elektrike luksoze. Ndërsa dërgesat e klientëve do të fillojnë në fund të vitit 2026. GT me katër dyer ende i paemëruar do të jetë makina e parë me platformën e re të Jaguar Electric Architecture.
Jaguar Land Rover do të investojë 77 milionë euro për të zgjeruar shërbimet e tij të lyerjes me porosi. Objektet e reja të bojës do të krijohen në Castle Bromwich në Mbretërinë e Bashkuar dhe Nitra në Sllovaki, për të mbështetur operacionin. Jaguar tha se do të dyfishonte kapacitetin e saj për lyerje me porosi për të përmbushur “kërkesën në rritje për automjete luksoze të personalizuara”. Bëhet e ditur se vendimi vjen pas një investimi të ngjashëm nga konkurrenti Rolls-Royce, i cili njoftoi më herët në janar se do të investonte 357 milionë euro në zgjerimin e fabrikës Goodwood në Mbretërinë e Bashkuar.