Celebrities Gossip Showbiz

“Jam kërcënuar shumë…”, Zhaklin Lekatari rrëfehet!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Një nga opinionistët e këtij Big Brother, Zhaklin Lekatari ka dhënë një intervistë për emisionin “E Diell”, ku ka treguar rreth kërcënimeve që ka marrë nga familjarët e ish-banorëve.

Si e përshkruan eksperiencën tënde në këtë edicion të “BBV3”?

Jam kërcënuar shumë. Një eksperiencë e bukur dhe e vështirë. Ja vlejti!

Ndërsa e pyetur nëse ka pasur përplasje me Kiarën apo familjarët e saj, gazetarja u shpreh:

Jo, nuk kam pasur përplasje me të, por me familjarët e saj. Kanë pasur edhe me banorët e tjerë, për qëndrimet dhe opinionet që kanë dhënë…

Një nga opinionistët e këtij Big Brother, Arbër Hajdari ka dhënë një intervistë për “E Diell”, ku ka folur për banorët e këtij edicioni të dytë dhe cili prej tyre ‘ia ka nxirë jetën’.