Një çifti që kryejnë marrëdhënie seksuale “mëngjes, mesditë dhe natë” i është dhënë një paralajmërim pas ankesave për zhurmën nga fqinjët. 31-vjeçarja Lydia Barker dhe 40-vjeçari Billy Brown, thanë se ofruesi i tyre i banesës u ka thënë atyre se do të monitorojë çështjen pasi qortoi sjelljen e tyre.
Dyshja mohojnë të kenë bërë asgjë më shumë se disa “rënkime”. Lidia tha për The Sun:
Unë kurrë nuk kam pasur probleme me zhurmën më parë. Unë nuk do t’i quaja seancat e mia të seksit ekstreme, janë vetëm disa rënkime sigurisht. Ne po, e bëjmë atë mëngjes, mesditë dhe natë, por jo orë antisociale.
Inxhinieri Billy shtoi:
Fqinjët duhet të durojnë vetëm për dy minuta. Për çfarë ankohen?
Dyshja morën një letër nga firma e strehimit Stonewater duke u thënë atyre se ishin dëgjuar duke kryer marrëdhënie seksuale. Fqinjët me sa duket i shohin zhurmat të turpshme dhe shqetësuese. Lydia tha se nuk e ka idenë se cili nga fqinjët e tyre në Castle Cary u ankua për ta.
Ajo e quajti ankesën e tyre drejtuar shoqatës së strehimit “shumë ekstreme” dhe tha se ata thjesht mund të kishin vendosur një shënim te dera. Çifti tani ndihet “shumë i pakëndshëm”, shtoi Lydia.