Bota

Japoni, Kryeministri Abe në zonat e përmbytura

Kryeministri Japonez, Shinzo Abe po viziton zonën e goditur nga shirat që shkaktuan përmbytje e rrëshqitje toke, çka i kushtoi jetën 176 personave. Abe do të ndalet dhe në qytetin Kurashiki. Mbi 10 mijë vetë gjenden në qendra strehimi në zonat qendrore dhe perëndimore të Japonisë.