Për të parën herë në 70 vjet, Japonia anulon Festën e Dëborës “Sapporo 1950”, e planifikuar për në shkurt dhe kjo për shkak të pandemisë koronavirus. Ekspozita e përvitëshme është e famshme për shfaqjen e skulpturave të akullit deri në 15 metra të larta dhe tërheq deri në dy milion turistë nga Japonia e jashtë vendit, duke gjeneruar rreth 65 miliardë jen apo 510 milionë euro.
Prefektura Sapporo gjendet në veriun ekstrem të Japonisë e në vitin 1972 organizoi dhe Lojërat Olimpike Dimërore. Ndërkaq, për të kufizuar udhëtimet në periudhën më të ngarkuar të vitit, qeveria japoneze pezulloi fushatën e promovimit të turizmit mes datave 28 dhjetor-11 janar.