Bota

Japoni, rritet numri i viktimave nga moti i keq

Vazhdon të rëndohet bilanci i vikimave nga moti i keq, me shira të dendur që ka goditur Japoninë. Numri i të vdekurve ka shkuar në 76, por autoritetet mendojnë se shifra do të jetë më e lartë. Ende nuk ka informacione për 92 banorë të zonës jugore të Hiroshimës. Ndërkaq, vijojnë intensivisht operacionet e kërkim shpëtimit në terren. Kryeministri Shinzo Abe tha se janë në luftë me kohën. Në një zonë të Prefekturës Kochi, shirat arritën në 26.3 cm, niveli më i lartë i shënuar që kur nisën regjistrime të tilla, 42 vjet më parë.